Me rastin e veçantë, Naomi Campbell publikon një foto të rrallë të vajzës së saj

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 09:54
Me rastin e veçantë, Naomi Campbell publikon një foto të rrallë të vajzës së saj

Në muajin maj, Naomi Campbell, zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Modelja ndau në Instagram një foto të këmbës së vazjës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkroi modelja 50-vjeçare.

Ajo është treguar shumë e rezervuar për këtë pjesë dhe nuk ka zbuluar më tepër detaje nga vajza. Mirëpo për një rast shumë të veçantë, modelja ka publikuar si rrallëherë një foto të vajzës së saj. Në kujtim të Gianni Versace, ajo ka publikuar një foto të vogëlushes, e cila shihet e veshur me një body të markës së famshme. Naomi ja ka mbuluar fytyrën të voglës, duke ruajtur deri në fund privatësinë e saj.

“Të dua Gianni Versace”, ka shkruar Campbell përkrah fotos së vajzës.

Ndërkohë modelja nuk e ka zbuluar ende emrin e vogëlushes dhe nuk dihet nëse e ka sjellë në jetë vetë ajo apo një nënë surrogate. Tre javë para se vajza të vinte në jetë, modelja u fotografua në New York, vendin në të cilin jeton aktualisht dhe nuk u pa me bark të rrumbullakosur. Megjithatë do të presim derisa ajo të vendosë vetë të flasë dhe të zbulojë çdo detaj.

(Kosova Sot Online)