Camila Cabello tregon pa komplekse trupin e saj

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 14:11
Camila Cabello tregon pa komplekse trupin e saj

Camila Cabello-s jo vetëm që nuk i intereson fare se çfarë mendimi kanë të tjerët për trupin e saj, por ka dhe një përgjigje për të gjithë ata që ia vënë në dukje kilogramët.

Ajo është shfaqur në në makinë dhe teksa flet tregon në video barkun e saj duke u shprehur se ndihet shumë e lumtur ashtu siç është.

 

“Jam mirënjohëse për trupin tim sepse më lejon të jetoj siç dua. Jemi vajza, kemi celulit, strija, dhjam, dhe duhet t’i pranojmë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se më herët në media kanë qarkulluar disa foto të saj në të cilat ajo shfaqej e veshur me bikini duke shtëitur buzë bregut të detit.

 

Artistja me famë botërore kishte veshur një palë bikini të thjeshta me nuanca të ndryshme të ngjyrës blu dhe këto foto të saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale.

Mirëpo siç gjithmonë ndodh, as këtë herë nuk munguan kritikat për trupin e këngëtares. Shumë i kanë vënë në pah linjat, të tjerë faktin që ka shtuar kilogramë etj.

 

Megjithatë Camila ka një rrjet të gjerë fansash të cilët i kanë dalë menjëherë në mbrojtje duke ju kërkuar njerëzve të tjerë që të pranojnë trupat normalë.

“Ti je një grua e bukur një njeri normal, njësoj si të gjithë ne. Kjo është normale vajza. Ju lutem ndiqni bukurinë e vërtetë dhe të vërtetën. Mos ndiqni idetë e pavërteta, të rrezikshme dhe manipuluese”, ka komentuar dikush.

 

“Më duhet të mbrojë Camila Cabello-n në internet nga njerëzit që ofendojnë për trupin, sepse unë jam një njeri i denjë”, ka shkruar një tjetër.

Image


(Kosova Sot Online)