Mos ndoshta po afron bashkëpunimi? Këto foto të Dhurata Dorës dhe Noizy-t tregojnë shumë

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 08:54
Mos ndoshta po afron bashkëpunimi? Këto foto të Dhurata Dorës dhe Noizy-t tregojnë shumë

Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy përfliten për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019-të nisën dyshimet e para se dy këngëtarët kishin bashkuan forcat me njëri-tjetrin për një duet. Një foo e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata.

Më pas fansat shpresuan se do të sillnin diçka verën e vitit të shkuar, por as kjo nuk ndodhi. Më vonë në shtator Noizy konfirmoi zërat për bashkëpunim duke u shprehur se do të publikonte një këngë me Dorën. Dhe duket se më në fund momenti i duetit ka ardhur dhe fansave nuk do ju duhet të presin e shumë.

Ditën e sotme pothuajse në të njëjtën kohë, Dhurata dhe Noizy kanë publikuar foto nga i njëjti vend. Ata shfaqen në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë.

“Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?”.

Më pas menjëherë kanë nisur komentet nga fansat e dyshes që shprehen të bindur se dueti po afron.

Sakaq, kujtojmë se si Noziy po ashtu edhe Dhurata Dora kanë qenë mjaft aktiv në muzikë këto kohë. Kjo e fundit publikoi në muajin maj super bashkëpunimin me artistin francez Gims, që deri më tani rezulton të jetë një nga hitet e verës së këtij viti. Ndërsa Noizy ka publikuar deri më tani për 2021-n, 6 projekte muzikore. Mes tyre përmendim “Murder” duet me Arilena Arën dhe bashkëpunimi tjetër me Varrosin dhe Lil Kolin që mban titullin  “Te lagja”.

(Kosova Sot Online)