Eleni Foureira nuk njihet, bën ndryshimin që askush nuk e priste

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 11:00
Eleni Foureira nuk njihet, bën ndryshimin që askush nuk e priste

Eleni Foureira ka dëshmuar se nuk ka frikë nga ndryshimet për këtë arsye dhe ajo eksperimenton mjaft shpesh me pamjen. Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi se po punon për të xhiruar klipin e këngës së re me titull “Flladi”.

Xhirimet u realizuan gjatë fundjavës në disa vende në Athinë dhe kënga pritet të publikohet së shpejti në Youtube. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte look-u i këngëtares, pasi flokët i kishte kthyer në bionde.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare është e lidhur prej kohësh me futbollistin spanjoll, Alberto Botia dhe thuhet se sipas mediave greke, ata kanë planifikuar t’i japin fund beqarisë së shpejti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

(Kosova Sot Online)