Noami Campbell vesh me ‘Versace’ vajzën e saj disa-muajshe

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 14:59
Noami Campbell vesh me ‘Versace’ vajzën e saj disa-muajshe

Supermodelja, Noami Campbell zbuloi se në muajin Maj, mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë e cila ishte vajzë.

Ajo poston shpesh-herë në rrjete sociale vajzën e cila shihet e veshur me markat më të mira.
Të enjten, Campbell  postoi një foto të rrallë të vogëlushes së saj, e veshur me Versace.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua për të qenë nëna e saj. E privilegjuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që tash e ndaj me ty, engjëlli im”, mbishkroi ajo postimin.

Ndër të tjera, ajo postoi edhe një video të të ndjerit Versace, duke e kujtuar me rastin e 24 vjetorit të rastit të vdekjes dhe shkroi: “Më mungon Gianni Versace, intuita dhe veprimet e tua. Etika jote e punës për tu admiruar dhe përqafimi yt autentik i bujarisë dhe zemra e bukur”.


(Kosova Sot Online)