Dyshohet për trafikim të armëve, Fjolla Morina u arrestua me urdhërarrest nga INTERPOLI

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 22:42
Dyshohet për trafikim të armëve, Fjolla Morina u arrestua me urdhërarrest nga INTERPOLI

Është arrestuar nga Policia e Kosovës këngëtarja, Fjolla Morina. Siç ka njoftuar zyra për media e forcave të rendit, Morina kishte një urdhër arrest ndërkombëtarë të lëshuar nga Shqipëria.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në njoftim.

Në prill të këtij viti, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”


(Kosova Sot Online)