“I laj dy herë në javë”, Armina Mevlani jep këshilla për flokë të shëndetshëm!

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 12:03
“I laj dy herë në javë”, Armina Mevlani jep këshilla për flokë të shëndetshëm!

Për të pasur flokë të shëndetshëm këshillohet që të mos lahen shpesh në mënyrë që të ruhen vajrat natyrorë të lëkurës, të cilat ushqejnë rrënjët e tyre.

Mesa duket, blogerja shqiptare Armina Mevlani e ndjek këtë praktikë pasi e tregoi gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instagram”.

“Sa herë në javë i lan flokët”, ishte pyetje e ndjekësit që nuk mbeti pa një përgjigje.

“Mundohem 2-3 herë në javë por varet nga eventet (ka raste dhe më shpesh) Më e mira është 2 herë”, iu përgjigj Armina.

Blogeres i kanë vënë shpesh në dukje faktin se ajo ka një ngjashmëri të madhe me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Ajo ka treguar se edhe jashtë shtetit i kanë pohuar të njëjtën gjë, por sipas njërit prej ndjekësve të saj duhet të ndryshojë dhe diçka të vogël në trup që të duket fiks si Georgina.

Më herët, gjatë një interviste virtuale, dikush i ka sugjeruar Arminës që të kryej një ndërhyrje në të pasme që të duket si Rodriguez.

“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar dikush Arminës.

Dhe përgjigja e saj ishte kjo:

“1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë ‘must’

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam

3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet

4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”.

(Kosova Sot Online)