Bye bye jetë luksoze! Shpenzimet marramendëse të Harry-t dhe Meghan-it janë afër fundit

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 08:36
Bye bye jetë luksoze! Shpenzimet marramendëse të Harry-t dhe Meghan-it janë afër fundit

Pas vendimit për t’u larguar nga familja mretërore, Meghan Markle dhe Princi Harry janë goditur shumë në pjesën e parave.

“Qëkur u larguan nga puna si mbretër me kohë të plotë, Meghan dhe Princi Harry kanë pasur një seri shpenzimesh të mëdha”, u shpreh komentatorja mbretërore Daniela Elser.

“Harry dhe Meghan më në fund kanë jetën që dëshironin por largimi i tyre nga Familja Mbretërore ka ardhur me një kosto të madhe, të dy anshme: marrëdhëniet e Harry me familjen e tij duket se janë prishur totalisht dhe gjithashtu ata nuk po ja dalin dot me shpenzimet e mëdha që kanë”, shtoi ajo.

U zbulua se në gusht të vitit të kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex ishin zhvendosur në një rezidencë prej 11 milion £ në Montecito, Santa Barbara. Çifti besohet se po paguante për pronën me nëntë dhoma gjumi me një hipotekë pasi kishin tashmë një depozitë të majme.

“Blerja e pronës nga Sussex ishte një ngjarje historike si për Harry ashtu edhe për Meghan, shtëpia e parë që secili prej tyre kishte pasur ndonjëherë.
Për Dukën, ishte gjithashtu hera e parë që bënte një blerje vetë.
Në 35 vitet e para të Harry-t, deri në Megxit, për shpenzimet e tij është kujdesur familja mbretërore e ndjekur nga Ushtria, dhe pastaj Familja Mbretërore përsëri. Lëvizja në SH.B.A. e bëri atë të kuptonte se duhej një pasuri e madhe për të paguar vetë shpenzimet për saunat, stafin e shtëpisë, ndihmësit, makinat pagesat e hipotekave dhe sigurinë”, tha ekspertja.

Zonja Elser tha për mediat e huaja se çifti mund të ketë paguar rreth 5 milion £ për depozitën. Ata gjithashtu paguajnë rreth 4.29 milion çdo vit në shpenzimet e shtëpisë – duke përfshirë një hipotekë 466,170 £, rreth 290,900 për stafin e shtëpisë dhe sigurinë prej 3,2 milion £.

Pasi Meghan dhe Harry u larguan zyrtarisht në fund të Marsit 2020, ata nuk kishin më të drejtë të kishin sigurinë të paguar nga taksapaguesit britanikë.

Po ashtu, Harry tregoi gjatë intervistës së bujshme me Oprah Winfrey se ishte i befasuar që ai nuk do të mbrohej më nga oficerët e mbrojtjes mbretërore pas Megxit.

“Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të më hiqej siguria, sepse kam lindur në këtë pozitë. Unë trashëgova rrezikun. Kështu që ishte një tronditje për mua. Kjo ishte ajo që ndryshoi plotësisht të gjithë planin”, tha ai.

Pasi u bë i pavarur financiarisht, Harry nuk mori më mbështetje monetare nga babai i tij Princi Charles përmes Dukatit të Cornwall, një humbje financiare për të cilën ekspertja beson se arrin në rreth 3.64 milion £ çdo vit.

(Kosova Sot Online)