Rita i kërkon recetën e këtij gatimi tradicional shqiptar, e ëma nuk ngurron dhe ia tregon publikisht

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 20:27
Rita i kërkon recetën e këtij gatimi tradicional shqiptar, e ëma nuk ngurron dhe ia tregon publikisht

Rita Ora nuk ka lënë rast pa treguar se është mjaft fanatike e ushqimit tradicional shqiptar dhe se i pëlqen shumë kur ia gatuan e ëma.

Së fundmi, ka qenë Vera ajo që ka publikuar një video në InstaStory teksa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës, “gjizë me speca”, për të cilën, ajo thotë se bija e saj i ka kërkuar edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta rikrijosh gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas videos.

Përsa i përket jetës së saj personale, prej muajsh ajo po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto meregjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Rita dhe Taika nuk kanë folur ndonjëherë për raportin e tyre dhe si ka nisur gjithçka. Megjithatë pas shumë e shumë thashethemesh ata kanë konfirmuar marrëdhënien duke u shfaqur për herë të parë zyrtarisht si çift.

Me rastin e Pavarësisë së Amerikës, ata janë shfaqur bashkë në eventin e organizuar për Prospero equila. Dyshja janë fotografuar përkrah njëri-tjetrit, teksa në foto shfaqen shumë të lumtur. Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë në një event publik dhe me dëshirën e tyre, ndaj të gjithë e kanë marrë si një konfirmim të lidhjes.

(Kosova Sot Online)