Modelja e njohur rrihet brutalisht nga ish-dashuri teksa ndodhej në një klub nate

  • G.G /
  • 22 July 2021 - 12:13
Modelja e njohur rrihet brutalisht nga ish-dashuri teksa ndodhej në një klub nate

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal natë në Besiktas.

Modelja turke Gizem Akbas është rrahur brutalisht nga ish i dashuri i saj teksa ndodhej në një lokal nate duke u argëtuar me miqtë e saj.

Sipas mediave turke ish i dashuri i saj Mücahit İsmail Ayta e pa modele që u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, i doli para dhe e goditi me grushta në fytyrë shumë herë.

Ai nuk ndaloi derisa Akbas u rrëzua në tokë dhe i dha fund dhunës me ardhjen e njerëzve që ishin aty pranë.

Pas incidentit modelja është shpehur:

''Rreth një vit më parë, vendosa të largohem nga ai sepse më tradhëtonte. Ai kurrë nuk e pranoi këtë. Unë dua që drejtësia të vendoset në mënyrën më të ashpër." 

(Kosova Sot Online)