“Nuk përdoret babai si bankomat”, Balotelli shpërthen në ofendime ndaj nënës së djalit të tij

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 16:29
“Nuk përdoret babai si bankomat”, Balotelli shpërthen në ofendime ndaj nënës së djalit të tij

Futbollisti italian, Mario Balotelli dhe ish-partnerja e tij, Clelia, siç raportohet në media duket se nuk i kanë aspak të mira marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe tensionet mes tyre janë shtuar së fundmi.

Dyshja janë përplasur në rrjete sociale me njëri-tjetrin për shkak të djalit që kanë bashkë të quajtur, Lion.

E gjitha nisi për shkak të një postimi në rrjetin social “Instagram” të futbollistit në rrjete sociale ku hidhte kunja për ish-partneren.

“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”, shkroi ai.

“Fëmija lind nga dashuria dhe jo nga interesi. Nëse jeni beqare, doni të argëtoheni dhe s’mund të siguroni të ardhura, atëherë mos përdorni palë të treta si bankomat. Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit”, shkroi ai më pas në një postim tjetër.


(Kosova Sot Online)