Mungesa e grimeres bëri që Rita Ora të kujdesej vetë për paraqitjen e saj

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 18:12
Mungesa e grimeres bëri që Rita Ora të kujdesej vetë për paraqitjen e saj

Prezantuesi i njohur, Nick Grimshaw, i cili njëherësh është edhe shoku i ngushtë i këngëtares, Rita Ora, ka zbuluar disa detaje rreth mikeshës së tij, teksa ka bërë të ditur se ajo e kishte humbur festën e ndërrimit të mot moteve duke u grimosur.



Pasi punuan së bashku në spektaklin “The X Factor” në vitin 2015, Nick dhe Rita shkuan në një festë të fundvitit me një grup miqsh në Miami dhe ndërsa të gjithë festonin, Ora, e cila siç thotë Grimshaw – “është mësuar të ketë ekipë profesionale pas vetes”, atë natë ishte e vetme.

Image


Mungesa e një artisjeje të grimit, bëri që Ora, të kujdesej vetë për paraqitjen e saj, teksa një veprim i tillë i kushtoi asaj me humbjen e momentit kulminant të natës, atë të ndërrimit të mot moteve.

Ora iu kishte bashkuar miqve të saj me dy orë vonesë, mbi arsyetimin se ishte duke u përkujdesur për makijazhin e saj.

“Në prag të Vitit të Ri unë isha DJ në një parti. Ajo nuk ishte askund për tu parë, dhe zbriti në orën 2 të mëngjesit – ajo e humbi Vitin e Ri dhe ishte si: ‘Na vjen keq. Kam marrë kaq shumë kohë duke u bërë gati ”, tha Nick.

Madje, Nick Grimshaw, ka thënë po ashtu se Rita Ora “është e paaftë të gatuajë dhe të bëjë punët e shtëpisë”

“Për shkak se ajo është një yll i popit, gjithçka duhet të bëhet, ajo është e zënë. Kjo nuk është vetëm ajo, të gjithë yjet e estradës nuk dinë të përgatisin një gjellë të vetme”.

“Ata duhet t’i shkruajnë dikujt një mesazh si: ‘Dua të shkoj për drekën time më vonë’, atëherë dikush do të telefonojë dikë për t’u kujdesur për ushqimin e tyre”, ka përfunduar Nick.

Ndryshe, Rita Ora, sapo ka publikuar projektin e saj të ri muzikor “You for me” në bashkëpunim me Sigala, i cili u pëlqye nga adhuruesit e dyshes.


(Kosova Sot Online)