Një nuse si Era Rusi, këngëtarja: Dua një familje tradicionale por jo të jetoj me vjehrrën: Shpjegon arsyet

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 10:12
Një nuse si Era Rusi, këngëtarja: Dua një familje tradicionale por jo të jetoj me vjehrrën: Shpjegon arsyet

Këngëtarja Era Rusi ka zbuluar se dëshiron shumë të ketë një familje tradicionale, por jo të jetojnë në të njëjtën çati me njerëzit e burrit.

Ajo është shprehur se jetesa në shtëpi të ndryshme bën që marrëdhënia të ruhet më mirë dhe të duhen më shumë.

“Si është Era Rusi si nuse, i ke thelluar marrëdhëniet me vjehrrën?”- u pyet ajo në emisionin “Wake Up”.

“Jo, se kam bërë. Dua një familje tradicionale por jo të jetojmë të gjithë në një shtëpi. Por mund të jetojmë në shtëpitë përballë. Mund të jemi komshinj, secili në derë të vet. Mendoj që marrëdhënia ruhet më mirë kështu, jeton më gjatë dhe duhemi më shumë. Mendoj që jam një nuse preferuar. Çfarë të më mungojë”, u përgjigj këngëtarja.

Artistja e njohur tha gjatë intervistës se pushimet do t’i kalojë në bregdetin shqiptar, edhe pse çmime janë shumë të larta në krahasim me nivelin e jetesës.

“Pushimet do t’i kaloj në Shqipëri, më pëlqen shumë, jemi vend i bekuar edhe pse vazhdoj të mendoj që për nivelin e jetesës që kemi çmimet janë shumë të larta dhe për çfarë na ofrojnë. Por preferoj që paratë ti shpenzoj në vendin tim dhe pse shumë vende janë të bukura por si meritojnë”, u shpreh Era Rusi.

(Kosova Sot Online)