Zbulohet aplikacioni me të cilin krejt këngëtaret po bëhen ‘bukuroshe’

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 10:17
Zbulohet aplikacioni me të cilin krejt këngëtaret po bëhen ‘bukuroshe’

Trendët me anë të rrjeteve sociale po zgjerohen me shpejtësi të dritës dhe së fundmi, trend i këngëtareve tona ‘fytyrë plastike’ është aplikacioni për editimin e fotografive.

“FaceApp” është aplikacioni të cilin mund ta merrni pa pagesë dhe shumë lehtë mund ta bëni vetën të dukeni të përkryer. 

Sipas hulumtimeve, të parat që e kanë futur në ‘treg’ këtë kanë qenë motrat Behluli.

Më pas është vazhduar nga Morena Taraku, Tayna, Kida, Tuna dhe shumë këngëtare tjera, ndërsa së fundmi kanë filluar edhe këngëtaret e muzikën popullore.

Më e keqja e kësaj është se po zhvillon në masë të madhe komplekset tek femrat, gjë që sipas psikologëve ndikon shumë në gjendjen psikike dhe ka shumë gjasa të zhvilloj depresion, pasi që shumë kush mund të besoj se perfeksioni i të famshmeve tona është real.

(Kosova Sot Online)