Patris Berisha shton dyshimet se është rikthyer me Tunën

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 13:49
Patris Berisha shton dyshimet se është rikthyer me Tunën

Tuna dhe Patrisi po shtojnë gjithnjë e më shumë dyshimet se janë rikthyer së bashku.

Para disa ditësh, ata nënkuptuan nëpërmjet postimeve se kanë nisur pushimet bashkë.

Por së fundmi, ka qenë Patrisi, i cili ka publikuar disa foto me dy djemtë.

“Gjithçka”, ka shkruar Patrisi krahas fotove gjë që ka shtuar dyshimet se janë bashkë.

Patrisi dhe Tuna u bënë prindër të një djali tjetër pak muaj më parë. Lajmi që ndau këngëtarja ishte surprizë për fansat pasi e mbajti shtatzaninë larg vëmendjes së publikut.

(Kosova Sot Online)