Prostitucion dhe trafik droge, ja me sa vite burg u dënuar ish-modelja e Playboy

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 13:16
Prostitucion dhe trafik droge, ja me sa vite burg u dënuar ish-modelja e Playboy

Ish modelja e Playboy dhe fituese e Miss BumBum, Flavia Tamayo që u arrestua korrikun e kaluar, është dënuar me tetë vite burg.

Akuzat që rëndonin mbi ish-modelen e Playboy ishin prostitucion dhe trafik droge.

Tamayo, i njohur gjithashtu si Pamela Pantera, u burgos në shtetin brazilian të Espirito.

Hetuesit zbuluan se aktorja dhe bashkëpunëtorët e saj ishin specializuar në shpërndarjen dhe shitjen e narkotikëve të fortë, përfshirë kokainën.

Gjatë bastisjeve nga policia , për të cilat u lëshuan gjithsej 37 urdhër-arreste, u sekuestruan sasi të mëdha kokaine, dhe municione .

(Kosova Sot Online)