U përfol se ka qenë dashnorja e Mediut dhe se ka marrë miliona para, reagon Eli Fara: Pse ka njezër të tillë kam neveri nga ju, babai im 88 vjeç po dëgjon…

  • A.P /
  • 24 korrik 2021 - 21:36
U përfol se ka qenë dashnorja e Mediut dhe se ka marrë miliona para, reagon Eli Fara: Pse ka njezër të tillë kam neveri nga ju, babai im 88 vjeç po dëgjon…

Në disa media është publikuar prej disa ditësh një lajm se këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar për herë të parë këtë të shtunë vetë këngëtarja, në një postim të gjatë në profilin e saj zyrtar në Instagram. Eli Fara e mohon lajmin dhe thotë se “nuk kam firmosur kur rë në asnjë bordero si drejtoreshë”.

Këngëtarja gjithashtu mohon që udhëtimet e saj jashtë shtetit të kenë qenë të paguara nga posti i saj si drejtoreshë. “Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!”, shkruan Eli Fara, e cila paralajmëron dhe përballje ligjore për personat që ajo thotë se “mezi presin te marrin gurin e pare e te te go das in”.

POSTIMI I PLOTE:

“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neve ri te pa fund per njerezit qe ab uzojne me jeten e te tjereve duke shp ifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e r reme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem ma shtruar apo vje dhur askend ku rre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mas htrimeve, vjed hjeve!

Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te pask rupullt dhe abu zive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur k urre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta! Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”


(Kosova Sot Online)