J.Lo dhe Ben Affleck bëhen nostalgjikë! Nga jahti luksoz, rikrijojnë skenën e famshme të 20 viteve më parë

  • G.G /
  • 26 July 2021 - 11:00
J.Lo dhe Ben Affleck bëhen nostalgjikë! Nga jahti luksoz, rikrijojnë skenën e famshme të 20 viteve më parë

Jennifer Lopez ka konfirmuar para dy ditësh lidhjen e shumëpërfolur me Ben Affleck. Me rastin e 52-vjetorit të lindjes, J.Lo postoi në Instagram një foto me anë të së cilës ka pranur marrëdhënien me aktorin e famshëm. Dyshja shihen duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë, që i vë vulën marrëdhënies së tyre.

Thuhet se ata janë arratisur bashkë drejt Francës për të festuar në privatësi të plotë.

Po ashtu ato janë bërë nostalgjikë dhe kanë kujtuar kohërat e vjetra. Nga jahti luksoz, në brigjet e Francës, kanë rikrijuar një prej skenave më të famshme të “Jenny from the Block”. Videoklipi i vitit 2002 kishte protagonist Ben Affeck të dashurin e J.Lo në atë kohë.

Ndërkohë disa ditë më parë gjatë një interviste, Lopez u shpreh se nuk ka qenë kurrë më mirë në jetën e saj.

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer Lopez.

“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.

(Kosova Sot Online)