Tuna Sejdin e bëjnë ‘horë’, ia publikojnë një fotografi nga e kaluara

  • G.G /
  • 26 July 2021 - 14:25
Tuna Sejdin e bëjnë ‘horë’, ia publikojnë një fotografi nga e kaluara

Tuna Sejdi është një emër mjaft i përfolur në mediet shqiptare.

Këngëtarja e cila ka vite që është pjesë e estradës, përveç jetës private, përflitet edhe për pamjen e saj të jashtme.

Së fundmi, faqja e njohur në Instagram “Vipat e Bllokut” ka bërë ‘horë’ këngëtaren nga Shkupi.

Ata kanë publikuar një fotografi të Tunës nga e kaluara kur nuk i kishte bërë operacionet plastike, e madje kanë pyetur nëse më mirë kohë më parë apo tani.

Kujtojmë se Tuna ka pak muaj që është bërë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë djalin e quajtur Zen.

Ndërsa sa i përket raportit me Patrisin, dyshja ende nuk kanë deklaruar rikthimin e tyre, por që dy javë më parë ishin bashkë për pushime.

(Kosova Sot Online)