Në një farë mënyre, edhe Alex e uroi Jenniferin për ditëlindje

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 09:57
Në një farë mënyre, edhe Alex e uroi Jenniferin për ditëlindje

Dy ditë më parë Jennifer Lopez mbushi 52 vjeç e në këtë ditë vendosi të konfirmonte edhe lidhjen me Ben Affleck duke publikuar foton e tyre të parë në Instagram, ku shfaqeshin duke u puthur. Jennifer mori urime të shumta e mes tyre edhe nga e motra, Lynda, e cila publikoi një foto të tyre bashkë dhe shkroi: “Shoqja ime më e ngushtë, të dua sa nuk e shpreh dot. Ti më bën të qesh, jap jetën për ty dhe më ndriçon botën e më inspiron. Ndonjëherë nuk mund ta besoj që kam qenë kaq me fat që Zoti të solli ty në jetën time. Gëzuar ditëlindjen”.

Po Alex? Epo ky i fundit ndonëse nuk e ka uruar ish-partneren, të paktën jo publikisht, ka pëlqyer urimin e motrës së saj.

J.Lo dhe Alex u ndanë në muajin prill duke deklaruar se ata kanë mbetur miq.

(Kosova Sot Online)