Po vjen një tjetër hit, Tayna publikon prapaskenat nga kënga e saj e shumëpritur

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 10:26
Po vjen një tjetër hit, Tayna publikon prapaskenat nga kënga e saj e shumëpritur

Kjo verë duket se do të jetë e Taynës dhe reperja nuk ka ndërmend të ndalet me publikimin e këngëve të reja. Para disa ditësh media bëri të ditur se reperja do të publikojë dy këngë të reja, një bashkëpunim me Azet që do të mbajë titullin “Tequila” dhe një tjetër solo me titull “Taka”.

Kjo e fundit duket se nuk do të vonojë dhe shumë, sepse videoklipi është thuajse gati. Ditën e sotme Tayna ka ndarë në Instagram disa video të shkëputura nga videoklipi i këngës “Taka”. Ajo shfaqet e rrethuar nga disa vajza bukuroshe, teksa në duar mban një flamur ku shkruhet: “P***y Power”. Ndërkohë reperja nuk ka zbuluar ende asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë projekt muzikor.

https://www.youtube.com/watch?v=CIzUY0fR17Y&feature=emb_title

Sa i përket bashkëpunimit me Azet, media ka bërë të ditur se ky duet do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht. Siç duket Tayna do të jetë kryefjala e këtij sezoni dhe kjo falë punës së saj dhe përkushtimit total në muzikë.

Që të dyja këngët do të jenë verore dhe ky është bashkëpunimi i dytë me reperin Azet, pasi para pak javësh ajo publikoi “Ti harro”, i cili rezultoi një hit i vërtetë. Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër.

https://www.youtube.com/watch?v=jaQPPyuz9Qc&feature=emb_title

Po ashtu, para pak ditësh u publikua kënga e saj më e re me titull “La Boca”, i cili erdhi në bashkëpunim me reperin francez L’Algerino.

https://www.youtube.com/watch?v=mcuC7OX5cdk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)