Mesazhi që fshihej pas bizhuterive që Ben Affleck i dhuroi Jennifer Lopez për ditëlindje

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 12:44
Mesazhi që fshihej pas bizhuterive që Ben Affleck i dhuroi Jennifer Lopez për ditëlindje

Gjatë fundjavës, Jennifer Lopez festoi 52-vjetorin e lindjes me Ben Affleck, që tashmë është partneri i saj zyrtar. Të dy ata udhëtuan bashkë drejt Francës dhe prej andej bënë lidhjen publike në rrjete sociale. Për 52-vjetorin Jennifer publikoi disa foto të saj dhe mes tyre një imazh super romantik duke u puthur me Ben Affleck.

Fillimisht Jennifer postoi në Instagram foto të saj veshur me bikini, teksa mbante edhe disa bizhuteri, të cilat ja ka dhuruar Ben. Sipas Beth Bugdaycay, që shërben si drejtore krijuese dhe bashkëthemeluese e Foundrae, Ben krijoi bizhutritë unike për J.Lo para se të fillonin festimet e saj të ditëlindjes.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, ka shpjeguar ajo.

Themeluesja e Foundrae ka shtuar se të gjitha bizhuteritë janë një reflektim i historisë së tyre personale.

“Ne u mahnitëm nga gjesti i tij romantik. Ben shqyrtoi kuptimin e secilës prej tyre para se të zgjidhte… po mendonte dhe për një luan, po unë them se zgjedhja përfundimtare është perfekte”, është shprehur Beth.

(Kosova Sot Online)