Armiqësia mori fund? Noizy dhe Getoari ndajnë bashkë të njëjtën skenë

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 13:33
Armiqësia mori fund? Noizy dhe Getoari ndajnë bashkë të njëjtën skenë

Noizy dhe Getoar Selimi prej vitesh janë armiq të përbetuar të njëri-tjetrit. Që nga fillimet e karrierës ata nuk kanë pasur raporte të mira si kolegë dhe diss-et ndaj njëri-tjetrit nuk kanë munguar. Edhe pse reperët janë përpjekur që me kalimin e viteve të rregullojnë raportet, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë mes Noizy-t dhe Getoarit.

Madje Noizy vazhdon ende të këndojë nëpër koncertet e tij diss-et që ka bërë dikur për Getoarin, duke treguar se gjërat nuk kanë ndryshuar. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të ndajnë të njëjtën skenë bashkë.

Në muaji shtator, dy reperët do të ngjiten në të njëjtën skenë për të dhuruar performancë për fansat e  tyre. Ata do të jenë të pranishëm në “Alba Festival”, një koncert që mbahet për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë. Nuk ka rastisur ndonjëherë që ata të ngjiten në të njëjtën skenë dhe nuk e dimë si e kanë pritur reperët këtë fakt.

I ftuar para pak vitesh në emisionin :Xing me Ermalin”, Getoari u shpreh se ai nuk ka pasur armiqësi me asnjë reper. Ai la të kapthet se ka qenë Noizy ai që e ka nisur armiqësinë, që sipas tij bëhet për më shumë vëmendje dhe sukses.

“Unë nuk kam qenë kurrë për këto gjëra, absolutisht nuk kam armiqësi me askënd. Unë habitesha kur thonin që kanë armiqësi me mua, por nuk e kam marrë me negativitet atë pjesë sepse ka njerëz të cilët e kanë pjesë të suksesit ose në plan një gjë të tillë. Unë nuk jam marrë kurrë dhe nuk do të merrem kurrë. Po të duan të shajnë të çlirohen. Nuk kam asgjë me askënd. Jam shumë pro atyre që arrijnë diçka sido që e kanë arritur”, u shpreh Getoari.

(Kosova Sot Online)