Sherr i bujshëm në koncertin e Noizyt, plas grushti mes turistëve dhe truprojave!

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 16:51
Sherr i bujshëm në koncertin e Noizyt, plas grushti mes turistëve dhe truprojave!

Një sherr masiv ka ndodhur pas koncertit të Noizyt në lokalin ku reperi kishte interpretuar. Një grup turistësh kishin tentuar që të hynin duke degraduar situatën deri në një sherr të madh mes tyre dhe rojeve të sigurisë së objektit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Sarandë dhe pamja ka tronditur që të gjithë të pranishmit, një prej të cilëve e ka filmuar këtë moment.

Prezenca e forcave të Shqiponja ka bërë që turistikët e huaj të shpërndahen dhe të largohen. Mësohet se nuk ka asnjë të shoqëruar.

Kujtojmë se para disa ditësh u bë edhe ditur se Noizy dhe G-Bani janë vënë nën hetim nga policia, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Kjo ka ardhur pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndaj dy bizneseve është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

, 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(Kosova Sot Online)