Sot feston ditëlindjen Gold AG, kaq vite ka mbushur

  • G.G /
  • 28 July 2021 - 10:22
Sot feston ditëlindjen Gold AG, kaq vite ka mbushur

Gold AG sot feston ditëlindjen e 35-të, ndan imazhin e bukur familjar pranë nënës, bashkëshortes dhe djalit.

Reperi sot ka ditëlindjen.

Gold AG, ka lindur në vitin 1985 me 28 korrik dhe sot mbush 35-të vjet.

Ai ndau një postim në ‘Facebook’ duke treguar se sot feston ditëlindjen dhe është tejet i lumtur pranë familjes.

Gold AG, postoi një imazh me nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij, Guerilin.

“Faleminderit Zoti im për të mirat e panumërta, që edhe po të dua ti numroj nuk do të mundem kurrë. Sot 35 vite jetë ELHAMDULILAH”, ka shkruar në përshkrimin e postimit Ariani.

Ndryshe, viti 2020 ka qenë një vit i mbarë për reperin pasi u bë baba i një djali pas martesës.

(Kosova Sot Online)