Rrëfim i rrallë/ Soni Malaj: Jam paragjykuar, më thoshin...

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 13:13
Rrëfim i rrallë/ Soni Malaj: Jam paragjykuar, më thoshin...

Soni Malaj, ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme muzikore.

E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja nga Tropoja rrëfeu peripecitë që ka kaluar përgjatë karrierës së saj.

Soni tha se shpeshherë është përballur dhe me paragjykime të shumta në lidhje me origjinën e saj.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thoshin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam pasur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbiz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja.

Soni u ndal dhe tek babai i saj i ndjerë.

Kur u pyet nga moderatori për mësimin më të madh që ka marrë nga i ati, këngëtarja tha:

“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”

(Kosova Sot Online)