Aktori i njohur diagnostifikohet me autizëm në moshën 49 vjeçare

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 14:34
Aktori i njohur diagnostifikohet me autizëm në moshën 49 vjeçare

Aktori 49 vjeçar i serialit  'Prison Break' , Wentworth Miller me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka njoftuar se është diagnostikuar me autizëm.

Sipas aktorit, ai i përket pak rasteve të të rriturve që janë diagnostikuar me autizëm në këtë moshë. 

Zakonisht  autizmi shfaqet në moshën 2 ose 3 vjeç.

"Nuk është diçka që do të ndryshoja. Ka të bëjë me atë që jam dhe me atë që kam arritur ," tha aktori në fillim të postimit të tij.

Në veçanti, ai publikoi një sfond të bardhë në llogarinë e tij dhe shpjegoi se ai ishte diagnostikuar me autizëm vitin e kaluar . 

"Kjo vjeshtë shënon një vit që kur mora diagnozën time joformale të autizmit," tha  ai.

Ai më pas deklaroi se e kishte kuptuar atë shumë kohë më parë, por më pas u bë zyrtar: 

"Parapriu një vetë-diagnostikim. Pasoi një diagnozë zyrtare. Ky është një proces i gjatë, i vështirë që patjetër që ka nevojë për një azhurnim. Unë jam një burrë i moshës së mesme, jo 5 vjeç ” .

Në fund, ai deklaroi se ndihet me fat që kishte mundësinë për të marrë një diagnozë, pasi "nuk është një privilegj që shumë e gëzojnë" . 

"Unë nuk di shumë për autizmin. Unë mund të ndaj përvojën time, por nuk mund të flas në emër të të gjithë. Për momentin, është detyra ime të provoj të kuptuarit tim, duke rishqyrtuar 5 vitet e fundit nga një perspektivë tjetër ”, theksoi aktori.

(Kosova Sot Online)