Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shëtisin dorë për dore

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 20:21
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shëtisin dorë për dore

Këngëtarja latine, Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck nuk e fshehin më dashurinë. Së fundmi dyshja është kapur ‘mat’ në rrugët e ishullit italian, Kapri, duke shëtitur dorë për dore.

 

Çifti ka festuar ditëlindjen e Lopez dhe pushimet së bashku në Evropë gjatë dy ditëve të fundit. Dalja  e fundit e ‘Bennifer’ erdhi të martën, kur të dy u fotografuan të kapur për dore, duke shijuar një shëtitje nëpër rrugët e Kapri në Itali.

Në ditëlindjen e saj të 52-të Jennifer Lopez postoi foton e saj të parë më dashurinë e rinisë. J Lo u ribashkua me Ben Affleck pas 17 vitesh.

Image

(Kosova Sot Online)