Dua Lipa ka kurorëzuar dashurinë me Callum Turner

  • 01 June 2026 - 08:05
Dua Lipa ka kurorëzuar dashurinë me Callum Turner

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka kurorëzuar dashurinë e saj me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private civile në Londër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Çifti shkëmbeu betimet më 30 maj në ndërtesën historike Old Marylebone Town Hall, pak para festimeve madhështore të dasmës që pritet të zhvillohen për tre ditë në Itali.

 

Fotografitë e publikuara nga mediat britanike tregojnë çiftin duke u larguar së bashku nga ceremonia. Për ditën e veçantë, Dua Lipa u shfaq me një kostum të bardhë elegant të stilit vintage, i kombinuar me fund të bardhë, këpucë me taka dhe aksesorë luksozë me diamante. Ndërkohë, Callum Turner zgjodhi një kostum klasik ngjyrë blu të errët.

(Kosova Sot Online)