“Më ka ndrequr jetën”, Ledri Vula flet për momentin kur zbuloi se do të bëhet baba

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 08:42
 “Më ka ndrequr jetën”, Ledri Vula flet për momentin kur zbuloi se do të bëhet baba

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë në muajin dhjetor. Ata mirëpritën një vajzë, që e pagëzuan me emrin Poem Blu, e cila erdhi në jetë vetëm pak muaj pasi ata pranuan publikisht se janë bashkë.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Ledri ka treguar se kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s. Ai ka rrëfyer detaje dhe nga momenti kur zbuloi se do të bëhet baba.

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete.  E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim.

Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi.

(Kosova Sot Online)