Motra e Almeda Abazit martohet me sportistin e njohur turk, dalin pamjet nga ceremonia madhështore. Dëshmitar i çiftit Tolgahan

  • G.G /
  • 29 July 2021 - 09:56
Motra e Almeda Abazit martohet me sportistin e njohur turk, dalin pamjet nga ceremonia madhështore. Dëshmitar i çiftit Tolgahan

Motra e ish Miss-it, Almeda Abazi i ka dhënë fund beqarisë. Ilda Abazi është martuar me basketbollistin e njohur turk, Kenan Sipahi.

Çifti u martuan në një ceremoni madhështore të mbajtur në Ciragan Palace Kempinski në Stamboll mbrëmjen e së martës.

Ilda Abazi zgjodhi një fustan të thjeshtë të bardhë për ditën e saj të bukur.

Një prej dëshmitarëve të çiftit ishte bashkëshorti Almedës, Tolgahan Sayışman.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi prezantuesja në disa video që ndau me ndjekësit nga dasma e së motrës.

(Kosova Sot Online)