Ka një pasuri me vlerë një miliard dollarë, por Kanye West po jeton në një dhomë shumë të vogël! Ja arsyeja

  • G.G /
  • 29 July 2021 - 10:04
Ka një pasuri me vlerë një miliard dollarë, por Kanye West po jeton në një dhomë shumë të vogël! Ja arsyeja

Kanye West po i kushton vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të ‘Donda’, për të përmbushur afatin e datës së tij të publikimit.

Dhe për këtë, ai po fle në një dhomë shumë të vogël derisa të përfundojë punën, shkruan “USA News Wall”.

44-vjeçari ka ndarë me fansat pamje të dhomës ku po qëndron, brenda stadiumit “Mercedes Benz” të Atlantës, e cila është shumë minimale për një person që ka një pasuri me vlerë mbi një miliard dollarë.

Dhoma e zhveshjes, me mure dhe dysheme gri, nuk ka dritare dhe është e pajisur me një gardërobë dhe rafte, një televizor të montuar në mur dhe një shtrat me një dyshek të bardhë dhe vetëm me një jastëk të sheshtë.

Kjo dhomë mund të jetë si një sinjal se ‘Donda’ mund të jetë një nga veprat e tij më të mira.

“Donda” është emri i nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq në 2007-ën në moshën 58-vjeçare për shkak të ndërlikimeve nga kirurgjia kozmetike.

Ky është albumi i 10-të i reperit, që nga viti 2019, “Jesus Is King”.

(Kosova Sot Online)