“Thonin ‘është maloke’”- Soni Malaj flet për paragjykimet që i janë bërë për shkak të origjinës nga Tropoja: Kam kaluar traumë! Djemtë nuk më ngacmonin, sepse…

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 13:05
“Thonin ‘është maloke’”- Soni Malaj flet për paragjykimet që i janë bërë për shkak të origjinës nga Tropoja: Kam kaluar traumë! Djemtë nuk më ngacmonin, sepse…

Soni Malaj prej vitesh është pjesë e tregut muzikor, ku përveçse me zërin, ka arritur të bëjë për vete edhe shumë fansa me anë të performancave plot energji në skenë.

Mirëpo ky rrugëtim i gjatë nuk ka qenë aspak i lehtë për të, pasi ka pasur edhe “bërryla”, edhe vështirësi për shkak të paragjykimeve.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, artistja nga Tropoja ka rrëfyer se si origjina e saj është bërë shumë herë shkak për ta paragjykuar.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin për shembull ‘hajt se prej Tropoje, maloke’. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë.

Nuk kam pasur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në shoëbizz. Më shërbeu, sepse nuk merreshin shumë me mua. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë. Shumë e thonë edhe ‘ok, çfarë të bësh’”,- tha Soni.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se ka vendosur të mos kthehet përkohësisht në Tropojë, pasi ka kaluar një lloj “traume”.

“Largimi nga Tropoja nuk ka qenë aq shumë i dëshiruar nga unë. Ka lënë një lloj traume fëmijërore dhe kam vendosur të mos kthehem përkohësisht, sepse në mendësinë time kam dashur ta lë po ashtu“,- tha Malaj.

Soni foli edhe për babain e saj të ndjerë dhe tregoi mësimin më të madh që ka marrë nga ai.

“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë ‘ji me këmbë në tokë’. Kishte pjesën e virtyteve. Nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ‘ti je femër, duhet me qenë serioze’.

E kishte bezdi të mospasurit një personalitet të fortë dhe karakter. Ndonjëherë kur mbaroja ndonjë performancë në skenë, thoja ‘ok, po pres derisa t’i zërë gjumi që të kthehem në shtëpi”.

(Kosova Sot Online)