Ja dhe bebi i Aurela Hoxhës që mami e mbajti fshehur deri tani

  • G.G /
  • 30 July 2021 - 10:41
Ja dhe bebi i Aurela Hoxhës që mami e mbajti fshehur deri tani

Aurela Hoxha është bërë nënë dhe më në fund vet ajo postoi foto me djalin. Lajmi që modelja solli në jetë fëmijën e parë u bë publik prej javësh, por vetëm para pak minutash pamë fotot e tyre të para.

Aurela erdhi për pushime në jug dhe shoqërues ka pasur dhe foshnjen. Me të në krah, ajo ka postuar disa foto shumë seksi, ku duket qartë dhe gëzimi i nënës së re. Fytyrën e të voglit ende nuk na e ka treguar, e gjasat që ta ndajë me ndjekësit janë të pakta, por mbetet për t’u parë.

Aurela nuk ndau asnjë moment nga shtatzënia, e as nga lindja e bebit. Gjithçka ka qenë sekret për muaj me radhë.

(Kosova Sot Online)