Luana Vjollca pezullon papritur të gjitha koncertet, zbuloni arsyen madhore

  • G.G /
  • 30 July 2021 - 16:41
Luana Vjollca pezullon papritur të gjitha koncertet, zbuloni arsyen madhore

Luana Vjollca ndryshe nga vitet e shkuara, nuk ka qenë e pranishme në lokalet e natës për të kënduar përpara fansave të saj.

Pas këtij vendimi, fshihet një arsye shumë e madhe dhe e rëndësishme sipas saj.

Ditën e sotme fansat e Luanës, kanë zbuluar se ajo po punon për një projekt të madh, të cilin pritet që Vjollca ta zbulojë së shpejti.

Fansat, kanë publikuar në “Instagram” një mesazh që Luana ju ka dërguar, duke zbuluar pse ajo ka munguar këto kohë në koncert.

“Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!!”, ka shkruar Vjollca në mesazhin dërguar fansave të saj.

(Kosova Sot Online)