Dua Lipa me pushime në Shqipëri, vjehrra e saj i lë një koment plot dashuri në rrjete sociale

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 10:53
Dua Lipa me pushime në Shqipëri, vjehrra e saj i lë një koment plot dashuri në rrjete sociale

Dua Lipa vazhdon të shijojë pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Të gjithë ata po shëtisin nëpër bregdet me një jaht luksoz, me të cilin janë parë së fundmi. Në një video të publikuar ditën e djeshme, Dua u pa duke zbritur në Drimadhes nga jahti luksoz së bashku me njerëzit e saj të afërt.

Po ashtu ditën e sotme ajo publikoi vetë disa foto e video nga jahti. Në një video ajo shihet duke u zhytur nga lartësia në ujërat e kaltër të jugut e kapur përdore me Anwar.

Mes shumë komenteve, pas publikimit të këtyre imazheve, ra në sy edhe ai i nënës së Anwar. Yolanda Hadid duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm me Duan, por edhe me familjarët e saj.

“Ju dua” ka komentuar ajo shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe.

Dua ka treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën e saj dhe të dyja i komentojnë herë pas here njëra-tjetrës plot dashuri në rrjete sociale.

Kujtojmë se Dua Lipa mbërriti në Shqipëri gjatë javës së kaluar. Ajo zhvilloi fillimisht disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas ajo mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen.

“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sunny Hill”  dhe që mund të ndihmoj sado pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Dua pasi ndihmoi me ndërtimin e një kopshti në Tiranë me të ardhurat nga fondacioni.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

(Kosova Sot Online)