“Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë”, Lola tregon se çka i tha Dauti kur donte të merrej me muzikë

  • G.G /
  • 31 July 2021 - 12:54
“Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë”, Lola tregon se çka i tha Dauti kur donte të merrej me muzikë

Bashkëshortja e politikanit Daut Haradinaj, Lola Haradinaj, dikur ka qenë prezantuese e Lotarisë së Kosovës në RTK.

Mirëpo para se të merrej me moderim, dëshira e saj e madhe kishte qenë të merrej me muzikë – ëndërr e cila mesa duket është shuar ende pa nisur mirë realizimin e saj.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo në një intervistë të fundit për emisionin “Divers” , ku ka treguar se shkas për të hequr dorë nga muzika ishte njohja me bashkëshortin e saj.

Lola tha se në kohën kur e njohu Haradinajn, ai ishte në burg gjersa në telefonatat që shkëmbente me të, herë pas here ajo i këndonte.

“Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefonojke nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja jo për gjë. Por megjithatë, Dauti kur doli tha: Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”, ka thënë Lola.

(Kosova Sot Online)