Konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë, Aurela Hoxha publikon foto gjysmë e zhveshur me barkun e rrumbullakosur

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 14:27
Konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë, Aurela Hoxha publikon foto gjysmë e zhveshur me barkun e rrumbullakosur

Dy ditë më parë, Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë, pasi bashkë me partnerin e saj biznesmen, Albanin, kanë mirëpritur në jetë një djalë.

Modelja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shihej me të birin. Ajo që tërhoqi vëmendje menjëherë ishte fakti se Hoxha dukej në super formë fizike.

Mirëpo, Aurela e mbajti shtatzëninë të fshehtë duke mos ndarë asnjë imazh me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Kjo zgjati deri ditën e djeshme, kur bukuroshja bionde publikoi foton e parë me barkun e rrumbullakosur. Ajo shfaqet duke pozuar gjysmë e veshur, ku gjoksin e ka mbuluar me dorë.

Aurela zgjodhi emoji-n e një engjëlli për ta mbivendosur tek pjesa e barkut, duke iu referuar në këtë mënyrë djalit të saj.

Prej kohësh modelja është larguar nga Shqipëria për të jetuar me djalin nga Miloti në Spanjë. Për më tepër, ajo ka krijuar një linjë me bikini dhe deri më tani ka realizuar disa sfilata profesionale me modele shqiptare dhe të huaja.

Ishte “Panorama Plus” ajo që mësoi se pas krizës, rikthimi i Aurelës me partnerin e saj ndodhi për shkak të pritjes së ëmbël.

Megjithatë, dyshja arriti të zgjidhë mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin duke u rikthyer sërish bashkë dhe duke krijuar një familje.

(Kosova Sot Online)