Ja dyshimet që tregojnë se Marina Vjollca është në pritje të fëmijës së parë

  • G.G /
  • 31 July 2021 - 14:39
Ja dyshimet që tregojnë se Marina Vjollca është në pritje të fëmijës së parë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të dashur për publikun.

Dyshja së shpejti do të festojë 4-vjetorin e martesës dhe burimet pranë çiftit kanë treguar se ky përvjetor do t'i gjejë të kompletuar.

Thuhet se Marina është në muajt e parë të pritjes fëmijës së tyre të parë.

Burime shumë kofidenciale thanë, se çifti është lidhur kohët e fundit me një mjek të një klinike private me emër, që i ka ndjekur për t’u bërë realitet dëshirën e tyre prej vitesh.

Dyshimet e para lindën kur Marina mungoi në ekran muajin e fundit te ‘Klanifornia’, ndërkohë më pas postoi një foto në “Instagram” pas një mungese të gjatë, ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun.

Çifti nuk ka reaguar ende pas këtyre lajmeve dhe fansat e tyre mezi presin që vetë ata ta konfirmojnë.

(Kosova Sot Online)