“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 12:33
“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Mozzik ka zbuluar së fundmi se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 25-vjeçari ka përdorur rrjetin e tij social, Instagram, për të ndarë me të gjithë gjendjen e tij shëndetësore.

“Është e trishtë, sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Kohët e fundit problemet e shëndetit mendor janë kthyer në një bisedë të lirë, dhe për këtë ndikojnë edhe rrëfimet e personazheve të famshëm, të cilët flasin pa doreza.

E thënë dhe nga ekspertë të shëndetit mendor, një nga teraptitë më të mira për t’i larguar këto probleme, është t’i ndash ato me të tjerët, një terpai që personazhet e njohur duket se po e ndjekin dhe nga ana tjetër po kthehen në mbështetje për shumë njerëz të tjerë.

Mozzik është baba i një vajze që quhet Hana, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e reperit me këngëtaren Loredana Zefi. Edhe pse kanë deklaruar se nuk janë më bashkë, ish-çifti shpesh herë ka ngritur dyshime se janë rikthyer.

(Kosova Sot Online)