Jennifer Lopez nuk ishte e mirë në shtrat?! Pas ndarjes, ish-i fejuari i këngëtares nis “hakmarrjen” ndaj saj

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 10:20
Jennifer Lopez nuk ishte e mirë në shtrat?! Pas ndarjes, ish-i fejuari i këngëtares nis “hakmarrjen” ndaj saj

Alex Rodriguez dhe Jennifer lopez u ndanë vetëm pak muaj më parë, pasi kishin dy vite të fejuar. Tashmë këngëtarja është në lidhje me ish-partnerin e saj, Ben Affleck.

Duket se Alex po “hakmerret” ndaj aktores së famshme duke thënë lart e poshtë se Jennifer nuk “ishte e mirë në shtrat”, raporton “National Enquirer”. Sipas informacioneve, intimiteti mes të dyve thuhet se ishte zbehur kohë më parë e madje ata flinin në dhoma të veçanta.

Ish-çifti thuhet se ka marrë pjesë në evente të ndryshme vetëm për hir të kamerave. Më parë Jennifer ka thënë për Rodriguez se ai i duket si “i duhuri”, por gjërat nuk shkuan mirë mes tyre. Rodriguez madje e ka etiketuar Lopez si “mbretëresha e akullit”, thonë burimet.

Megjithatë, burime të tjera thonë se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi Rodriguez nuk ka asnjë dëshirë që të hakmerret ndaj Lopez. Sipas tyre, ata vazhdojnë të mbeten miq të mirë dhe partnerë në biznes gjithashtu.

(Kosova Sot Online)