Të kapur dorë për dore! Rita Ora dhe Taika bëjnë daljen e parë publike si çift në premierën e filmit të njohur

  • 04 August 2021 - 13:12
Të kapur dorë për dore! Rita Ora dhe Taika bëjnë daljen e parë publike si çift në premierën e filmit të njohur

Rita Ora dhe Taika Waitit tashmë shfaqen kudo bashkë si çift. Së fundmi, ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.

Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.

Bukuroshja shqiptare ishte e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Kujtojmë se dyshja përfliten prej kohësh për një lidhje mes tyre. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për marrëdhënie, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

Më vonë në muajin maj Taika dhe Rita bënë xhiron e mediave pasi u “kapën mat” duke shkëmbyer puthje me një person të tretë. Pas publikimit të imazheve u mësua se bëhej fjalë për aktoren, Tessa Thompson. Këto foto u shpërndanë kudo në rrjet për disa ditë dhe personazhet morën kritika të shumta. Mirëpo në një deklaratë, Taika u shpreh shumë i qetë dhe tha se nuk po bënte asgjë të gabuar.

“Në botën e internetit çdo gjë merret vesh shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka kurrfarë problemi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)