Dua Lipa hodhi valle me këngën e saj, Remzie Osmani i ka dy fjalë për këngëtaren

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 14:06
Dua Lipa hodhi valle me këngën e saj, Remzie Osmani i ka dy fjalë për këngëtaren

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, po qëndron në trojet shqiptare për pushime.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo sot ka hedhur disa video ku shihet se me gotë në kokë, po hidhte valle, të shoqëruar me muzikë shqip, kryesisht me këngë të Remizje Osmanit.

E për këtë gjë, Remzija është shumë falënderuese.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe .Faleminderit Dua. Je yll” shkroi Remzija përbri videos së ripostuar nga Dua.

(Kosova Sot Online)