Rita Ora braktis Mbretërinë e Bashkuar, transferohet në Los Angeles me të dashurin

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 14:20
Rita Ora braktis Mbretërinë e Bashkuar, transferohet në Los Angeles me të dashurin

Këngëtarja Rita Ora  së fundmi është përfolur gjatë në mediat rozë për shkak të romancës së saj me regisorin e njohur, Taika Waititi.

Para disa ditësh ata bënë daljen e parë publike në tapetin e kuq për promovimin e një filmi, ku ishin të ftuar.

Së fundmi,sipas një burimi këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles.

Ylli mezi pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi, sipas Daily Star.

Rita Ora thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Anxhelos pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë funte në një pallat me gjashtë dhoma gjumi në Londrën Veriore gati një vit më parë.

(Kosova Sot Online)