“Bjeri, bjeri çiftelisë” – koha kur Goran Bregoviq këndonte në shqip

  • G.G /
  • 05 gusht 2021 - 14:58
“Bjeri, bjeri çiftelisë” – koha kur Goran Bregoviq këndonte në shqip

Goran Bregoviq është bërë kryetemë e debateve në rrjete sociale pasi mori ftesë nga Festivalin e Korçës. Ai ishte pjesë e grupit të famshëm Bijelo Dugme që kishte performuar edhe në Kosovë – ndërsa shumë shqiptarë nga Kosova po denoncojnë Shqipërinë për pandershmëri pas ftesës së bërë.

Goran Bregoviq do të performojë në natën më kulminante të festivalit të birrës së Korçës dhe kjo ka irrituar një pjesë të madhe të shqiptarëve të Kosovës që akuzojnë atë për këngë që kanë frymëzuar fashizmin.

regoviq në vitin 1983 me grupin e tij kishte kënduar një këngë edhe në gjuhën shqipe.

Për shkak të shpejtësisë, është e vështirë të kuptohen të gjitha vargjet e kësaj kënge.

“Bjeri, bjeri çifteli-së,” – thotë Zhelko Bebek që ishte vokalist i grupit në atë kohë derisa këndon.

“Kënga le t’jehojë,” dhe “çdo gjë mund të jetë rock’n’roll” vazhdon ai në këngë.
Më vonë, Zeljko Bebek kishte deklaruar se kjo këngë ishte bërë shkak që ai ishte larguar duke konsideruar se këngët e grupit ishin politizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=l4hxjybilAY&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)