59 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, këto janë disa fakte që ndoshta nuk i dini për ikonën e bukurisë

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 08:40
59 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, këto janë disa fakte që ndoshta nuk i dini për ikonën e bukurisë

Marilyn Monroe është një ikonë që nuk vdes kurrë, një yll i pa shuar që ka lënë ende pyetje pa përgjigje. Për 59-vjetorin e vdekjes së saj do të sjellim në kujtesë disa fakte që cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

1-Marlyn Monroe kishte një koeficient inteligjence 168, më të lartë se Albert Ajnshtajn.

2-Emri i vërtetë i Marilyn Monroe ishte Norma Jeane Mortenson.

3-Marilyn Monroe ishte brune natyrale dhe i’u nënshtrua operacioneve plastike në mjekër dhe hundë në fillimet e karrierës së saj.

4-Marilyn Monroe i merrej goja teksa fliste.

5-Ajo u pagua vetëm 50 dollarë për fotot e para nudo.

6-Për 12 vite njerëzit vendosnin lule në varrin e Marilyn Monroe.

7-Shumë njerëz kryen vetëvrasje kur zbuluan për vdekjen e saj.

8. Një video e fshehtë, superseksi e Marilyn Monroe ka dalë nga arkivat e FBI-së. Videoja, dikur “pronë” e shefit të gjithëpushtetshëm të agjencisë amerikane të hetimit, Edgar Hoover, është e rrallë për aktoren e famshme dhe të pafat.

9. Kopja e filmimit, të panevojshëm politikisht, ra në duart e një funksionari më të ulët të FBI-së dhe pas vdekjes së tij, në duart e të birit që sapo e ka shitur atë për 1.5 milionë dollarë.

10. Dyshohej se John dhe Bobby Kenedi kishin lidhje me vajzën e mrekullueshme të Los Angelosit pas publikimit te videos. Por kjo nuk u vërtetua, sepse falë nishanit të saj të pangatërrueshëm në faqen e majtë, nuk ka asnjë element që të mund të tregojë diçka më shumë për të dashurin e saj, që nuk paraqitet kurrë me fytyrë.

11. Veshjet e Merlyne Monro përfshinin të gjitha koloret. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.

12. Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Power and Richard Widmark.

13. Ndër këngëtarët e saj të preferuar,Marilyn Monroe ishtë Frank Sinatrwn, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald.

14. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaë and Thomas Wolfe.

15. Parfumi i preferuar i Marilyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.

16. Revista “Photoplay” e votoi Marilyn Monroe në vitin 1953 si Best New Actress, dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywood-it.

17. Fatkeqësisht fama e Marilyn Monroe dhe imazhi i saj seksual u bë një temë e cila e vrau martesën e saj me Joe DiMaggio. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë.

18. Në 29 korrik 1956 Marilyn Monroe u martua me Arthur Miller. Cifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller.

19. Fatkeqësisht martesa e tyre mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

20. Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Marilyn Monroe si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.

21. Fatkeqësisht mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja Marilyn Monroe vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentëood, California.

(Kosova Sot Online)