Nga Gigi Hadid te Bebe Rexha, kështu reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës duke vallëzuar me këngë shqipe

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 10:54
Nga Gigi Hadid te Bebe Rexha, kështu reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës duke vallëzuar me këngë shqipe

Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Shqipëri së bashku me të dashurin dhe familjen e saj nga ku vazhdimisht po publikon pamje duke promovuar në masë të madhe bregdetin shqiptar.

Së fundmi përmes një video ajo tregoi se po shijon çdo qast të qëndrimit në Shqipëri ku u shfaq duke kërcyer me gotë mbi kokë e shami në dorë.

Kjo video u bë virale dhe u pëlqye shumë nga publiku, por të gjithë i kishim sytë te cilët nga yjet botërorë do reagonte në këtë postim dhe ndër to ishte edhe shqiptarja tjetër me famë botërore Bebe Rexha.

Bebe jo vetëm që e pëlqeu si video, por edhe komentoi disa zemra, duke marrë më pas shumë komente nga fansat që të vijë edhe ajo në Shqipëri për pushime si dhe duan shumë një bashkëpunim mes dyshes.

Videon e kanë pëlqyer shumë artistë me famë botërore si Chiara Ferragni, Gigi Hadid, shqiptarja tjetër me famë botërore AVA Max, Georgina Rodriguez, Naomi Campbell, kjo e fundit i komentoi edhe disa zemra Duas po në këtë postim.

(Kosova Sot Online)