“Anuloni koncertin”, Eni Koçi shpërthen kundër Bashkisë së Korçës dhe ka një mesazh për shqiptarët

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 12:13
“Anuloni koncertin”, Eni Koçi shpërthen kundër Bashkisë së Korçës dhe ka një mesazh për shqiptarët

Këngëtari Goran Bregovic që ka nxituar masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës me këngët e tij, është ftuar për të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë. Ky lajm nuk u prit fare mirë nga shumë artistë shqiptarë që kanë reaguar të revoltuar.

Pas kësaj revolte reagoi edhe Bashkia Korçë. Në një pronincim për Gazetën Express, zyrtarë të bashkisë thanë se ftesa ndaj këngëtarit serb do të shqyrtohet më tej. Gjithashtu bashkia e Korçës ju bëri thirrje të gjithëve që të mos ngatërrojnë çështjet artiste me ato politike, si një mënyrë “për të qetësuar gjakrat”.

Megjithatë kjo nuk ka qetësuar askënd, madje artistët kanë nisur të kërkojnë edhe anulimin e koncertit. Eni Koçi shprehet se është e turpshme që Bashkia e Korçës do të shqyrtojë ftesën ndaj Goran Bregovicit, sepse ai nuk duhej ta kishte marrë kurrë një të tillë. Ajo shton se Shqipëria dhe Kosova janë 1 dhe se ky koncert duhet të anulohet.

“Sa turp qe shqyrtohet nga autoritetet perkatese ne Korce, ardhja e Goran Bregovicit. Nje artist aleat i pushtetit serb dhe mbeshtetes i shtypjes brutale ndaj Shqiptarve. Shqiperia do ece perpara vetem kur te gjithe Shqiptaret ta duan me shpirt vendin e tyre. Qe nje vend te zhvillohet duhet qe populli ta doje vendin, ta mbroje identitetin dhe gjakun e vet edhe pertej kufinjeve.

Nese nuk deshironi te hulumtoni faktet historike dhe urrejtes se Serbeve ndaj Shqiptareve, merrni rastin kur gjate ndeshjes se kombetares tone ne Serbi, djemte mezi kane dale qe aty pasi i gjithe stadiumi po i qellonte me sende te forta. Mos te flasim per masakrat dhe krimet ndaj Shqiptareve te Kosoves, plage ende te hapura qe percjellin dhimbje te madhe tek secili prej nesh.

Nuk ka dallim mes Shqiperise dhe Kosoves, ne jemi 1. Nuk ka dallim as ne syte e popujve te tjere si Serbet, edhe per ta jemi 1. Bashkia e Korçes se bashku me “Birra Korçen” e cila me duket eshte nje nder sponsoret kryesore, duhet ta anulojne kete koncert”, shkruan Eni në reagimin e saj.

(Kosova Sot Online)