Ish-konkurrenti i 'Për'puthën' kalon kufirin Kosovë-Serbi me këngën e Adem Jasharit

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 10:30
Ish-konkurrenti i 'Për'puthën' kalon kufirin Kosovë-Serbi me këngën e Adem Jasharit

Një shqiptar ka realizuar një dëshirë të tij, duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.

Shkëlqim Bega, ish-konkurrenti i 'Për'puthën', ka shpërndarë video në rrjetin social “Tiktok”, ku edhe ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e tij.

Video tashmë është bërë virale në rrjete sociale, duke u shpërndarë gjithandej nga shqipfolësit.

“E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar ai sipër videos që është pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente

Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.

@boksieri.ktu

E kam pas fiksim me i kalu me ket keng ne kufinin Kosov-Serbi . ??? ##albania ##kosovo ##fyp ##viral

♬ original sound - Shkelqim Bega ( Çimi )

(Kosova Sot Online)