Sa kuriozë ta shohim! Aurela Hoxha na zbuloi një pjesë të portretit të Alaron!

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 11:16
Sa kuriozë ta shohim! Aurela Hoxha na zbuloi një pjesë të portretit të Alaron!

Media ju kishte treguar prej kohësh se modelja Aurela Hoxha ishte në pritje të ëmbël, madje gjithashtu që u bë nënë për herë të parë.

Mirëpo, shumë vonë ajo vetë e konfirmoi këtë lajm të bukur në rrjete sociale dhe tregoi se ishte bërë nënë e një vogëlushi, për të cilin janë bërë të gjithë kuriozë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Aurela ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Një njërën nga fotot ajo shihet shumë e lumtur teksa mban në krahë djalin. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Tashmë që gjithçka është bërë publike, Aurela ka nisur të zbulojë pak nga pak disa detaje.

Nga fotografi Endrit Mertiri zbuluam se ajo e ka pagëzuar të birin me emrin Alaron, ndërsa tashmë na ka zbuluar edhe një pjesë të portretit të tij.

Sfondi i telefonit të Aurelës ka sigurisht foton e portretit të djalit, të cilit ja ka mbuluar një pjesë të syve. Megjithatë, na ndihmon të krijojmë një ide për portretin e bebushit që është më i përfoluri i momentit.

(Kosova Sot Online)